All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

FIFA ndryshon rregullat e merkatos: Jo më shumë se 8 huazime

FIFA ndryshon rregullat e merkatos: Jo më shumë se 8 huazime
All - Paragraf - 1

FIFA po mendon të vendosë rregulla të reja lidhur me merkaton, ku limiti do të jetë jo më shumë se 8 lojtarë që secili klub mund të dërgojë në formë huazimi në klube të tjera.

All - Paragraf - 3

Sipas mediave gjermane, numri i lartë i lojtarëve që janë në pronësi të disa klubeve, kryesisht të Chelsea në Premier League dhe Juventusit në Serie A, po humbasin sensin sportiv dhe disa nga klubet e shfrytëzojnë këtë formë si mënyrë përfitimi financiar dhe jo sportiv.

Për këtë arsye, FIFA po mendon që të vendosë një limit maksimal prej 8 futbollistësh që mund të huazosh si profesionistë dhe një numër të palimituar për lojtarët që do të jenë nën moshën 21-vjeçare dhe që vijnë nga akademia e klubit.

Kjo do të jetë një formë që lojtarët e rinj të kenë mundësinë për t’u aktivizuar në klube të tjera, derisa të formohen profesionalisht.

Të fundit