Flash News

KRYESORE

Fifi flet për për herë të parë për sëmundjen e rëndë: Rrezikoj të paralizohem

Fifi flet për për herë të parë për sëmundjen

Fifi, është një nga këngëtaret më trendy të momentit, e cila nga Kosova ka krijuar tashmë famën e saj edhe në Shqipëri. Vajza me stilin e veçantë ka treguar për herë të parë sëmundjen e rëndë nga e cila vuan prej kohësh, prej së cilës buron edhe problemi i saj me mbipeshën.

Në një intervistë për “Prive”, këngëtarja ka treguar se i duhet të dobësohet menjëherë, pasi mbipesha rrezikon t’i shkaktojë asaj probleme me shtyllën kurrizore.

Madje, sipas këngëtares, pasojat mund të jenë edhe më fatale, pasi rrezikon edhe të mbetet e paralizuar.

 "Më ka dal një problem në shtyllë kurrizore dhe më duhet urgjent të dobësohem se jam në gradën e fundit, për të mbetur në paralizë. Këtë gjë po e bëj për shëndetin tim”, për askënd tjetër”, është shprehur këngëtarja, e cila së fundmi ka sjellë në tregun muzikor shqiptar dy këngë të reja, pas suksesit në “Kënga Magjike”.

Të fundit