Flash News

KRYESORE

Fifi njofton largimin nga "Shiko kush luan", lë fajtore Luanën

Në një postim në profilin e saj në Instagram, këngëtarja Fifi ka bërë një njoftim sa i përket vazhdimësisë së saj në emisionin "Shiko kush luan". Ajo ka treguar se nuk do të jetë pjesë e këtij sezoni dhe për këtë ka 'fajësuar' Luanën. “Ej nanusha, pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve që më keni bo, këtë sezon nuk do të jem më pjesë e “Shiko Kush Luan”… Arsyeja është Luana Vjollca”. Nuk dihet nëse mes dy vajzave ka ndodhur ndonjë sherr, pasi ata janë dhe shumë shoqe, madje së fundmi Fifi ishte këngëtarja e ditëlindjes së Luanës. Megjithatë asgjë nuk dihet. Duke njohur natyrën e Fifit dhe fakti që i ka bërë tag Luanës, kjo mund të jetë edhe ndonjë shaka ose projekt i ri që e pret këngëtaren.

Të fundit