Fifit tentojnë t`i vjedhin profilin në Instagram, pas kësaj fshihet Fjolla Morina

Disa kohë më parë këngëtares Filloreta Raçi, që njihet me emrin e artit si Fifi, i vodhën profilin e saj në Instagram, çka e detyruan këngëtaren të hapë një llogari të re.

Por si duket ka ndodhur një tjetër tentativë për ti marrë profilin e ri në Instagram pasi mbrëmjen e djeshme dhe pasi këngëtares i ka ardhur një mesazh se dikush po ‘logohej’ në profilin e saj, Fifi menjëherë e shqetësuar e ka publikuar në Instastory duke thënë se është vërtetë e tepërt që po përpiqen sërish t’i bëjnë dëm.

Por e vërteta paska qenë ndryshe pas publikimit të bisedës së Fjolla Morinës dhe Fifit, të cilën vetë Fjolla e publikoi. Në fakt, Fifi me dëshirën e saj i ka dhënë akses në Instagram edhe Fjollës, një nga miket e saj më të mirë dhe kur ajo ka loguar, mesazhi është dërguar tek Fifi. Me fjalë të tjera, ‘hacker’-i i supozuar i bie të ketë qenë vetë Fjolla!