Flash News

KRYESORE

Fillimet e vështira të Edi Ramës në qeveri

Fillimet e vështira të Edi Ramës në qeveri

Në shtatorin e 2013-ës, Edi Rama e nisi qeversjen e tij me vendime të cilat në thelb kishin shoë dhe jo përmbajtje. Heqja e gardhit rrethues të kryeministrisë dhe zëvendësimi i fotos së Presidentit, në zyrat e shtetit, me portretin e Ismail Qemalit ishin dy nga vendimet e para që ai mori sapo u fut në zyrën e kryeminsitrit.

Por shpejt këto vendime do të kalonin në plan të dytë pasi në skenë do të shfaqej një tjetër ngjarje.

Para godinës së kryeministërisë do të nisin protestat për armët kimike. Për shumë javë kjo çështje do të ishte në qendër të vëmendjes. Ishte ky një nga momentet më të vështira të qeverisë së re derisa Rama njoftoi se Shqipëria nuk kishte kapacitetet për t’i marrë.

E njëjta situatë duket edhe sot.

Pas dy muajsh që qeveria “Rama 2” ka nisur nga puna, kreu i qeverisë ndodhet sërish në një moment të vështirë. Ish-ministri i tij i Brendshëm, që Rama vetë e ka cilësuar si më të suksesshmin e mandatit të parë është sot në qendër të akuzave. Akuza të cilat shkojë deri tek kreu i qeverisë.

Nuk dihet se çfarë do të ndodh me këtë histori por deri më tani dihet se ky është momenti më kritik i qeverisë re, tashmë 100 përqind socialiste.

 

 

Të fundit