Flash News

KRYESORE

Fillimi i punimeve për Unazën e Re, si do të devijohet trafiku

Fillimi i punimeve për Unazën e Re, si do të devijohet trafiku

Punimet për rikostruksionin e segmentit të Unazës së Re, nga shkolla Teknologjike, tek sheshi Shqiponja, kanë filluar. Tashmë janë hequr pemët dhe shtyllat e ndriçimit.

Bëhet me dije, se me fillimin e punimeve, trafiku do të devijohet në mënyrë që fluksi të reduktohet në pjesën e Unazës, gjatë kohës që kryhen punimet.

“Do t’i jepet prioritet rrugës Dritan Hoxha dhe Rrugës së Kavajës, ndërsa jemi duke punuar me rrugët alternative, siç është rruga “Tre Dëshmorët”, që i shërben zonës së Kasharit, dhe me mbylljen e rrugës “Teodor Keko”, do jetë një rrugë e rëndësishme përsa i takon volumit të trafikut”, deklaroi drejtori i Transportit në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavia.

Për të shmangur kalimin nga sheshi “Shqiponja”, drejtuesit e mjeteve që të vijnë nga Lapraka dhe që duan të futen në Unazën e re, janë të detyruar që kthesën ta bëjnë tek mbikalimi i Kamzës.

Të fundit