Flash News

KRYESORE

Fillojnë pretendimet e PS për pjesëmarrjen në protestë: Kaq militantë i mbledh edhe kryeplaku

Fillojnë pretendimet e PS për pjesëmarrjen në protestë:

Menjeherë sapo ka përfunduar protesta e opozitës, nga Partia Socialiste kanë filluar të publikohen pretendimet për pjesëmarrjen e qytetarëve.

I pari që ka reaguar është deputeti socialist, Pjerin Ndreu, i cili thotë se shqiptarët duke ndenjur në shtëpi i dhanë faturën Babales dhe Lulzim Bashës. Sipas tij, aq militantë sa ishin në shesh, i mbledh edhe kryeplaku i fshatit më të lodhur.

“Shqiptarët i dhanë faturën e Babales Lul Bashës sot ! Ndenjën në shtëpi dhe e lanëe me një grusht militantësh që i mbledh dhe kryeplaku i fshatit më të lodhur! Bënë shumë mirë sepse vetëdemaskuan forcën në rënie që ka opozita, pa ide dhe pa nishan”, shkruan Ndreu.

Të fundit