Flash News

KRYESORE

Fillojnë problemet me iPhone XS dhe XS Max, hesht Apple

Fillojnë problemet me iPhone XS dhe XS Max, hesht Apple

Apple ka preferuar të mos komentojë raportimet se iPhone Xs dhe XS Max nuk karikohen kur lidhen me një burim energjie nëse ekrani i tyre është i fikur. Disa modele fillojnë të karikohen vetëm pasi përdoruesit ndiznin ekranin.

Shqetësimin e ka ngritur kanali në Youtube, Unbox Therapy, i cili ka më shumë se 12 milionë abonentë. Ankesa ka pasur edhe në rrjetet sociale lidhur me funksionet e reja të sigurisë në iPhone.

Që nga lançimi i iOS 11.4.1, porta e karikimit të iPhone-ve mund të ç’aktivizohet kur telefoni ka qëndruar i pa përdorur për pak kohë në mënyrë që të parandalojë aksesin nga duart e “huaja.”

Nuk është akoma e qartë se si mund të marrë zgjidhje problemi, pasi deri në këtë moment Apple ka qëndruar në heshtje.

Të fundit