Flash News

KRYESORE

Fillon fushata, Veliaj merr vendimin e papritur dhe del para kamerave

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë një vendim të papritur për të gjithë. Që kur është zgjedhur në krye të Tiranës, Veliaj shpalli ‘non grata’ mediat dhe gazetarët, të cilët nuk i fton në asnjë aktivitet të bashkisë.

Ai i mbush mediat me kaseta të gatshme, që përgatiten në zyrën e madhe brenda bashkisë.

Por sot ka marrë një vendim që ka habitur jo pak. Veliaj është shfaqur drejtpërdrejt përpara kamerave, duke shmangur për herë të parë kasetat. Sigurisht që gazetarët sërish nuk ishin ftuar, por të paktën ky është një hap përpara drejt transparencës.

Kjo lidhet edhe me nisjen e fushtës elektorale, ndonëse zgjedhjet mund të shtyhen përtej 18 qershorit. Ai inaguroi një rrugë në Krrabë dhe qëllimi kryesor ishte të promovonte deputetin e PS, Xhemal Qefalia, i cili është kandidat në këtë zonë.

Të fundit