Flash News

KRYESORE

Filmi fiton çmimin e parë në Varshavë, Zhusti: Është e jashtëzakonshme!

Filmi fiton çmimin e parë në Varshavë, Zhusti:

Filmi “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit ka rrëmbyer çmimin e madh në Festivalin e Varshavës.

Film i zhvillon ngjarjet në vitet ’89-’90 dhe mban një ton serioz që nga fillimi deri në fund, edhe pse mund të shihet si një komedi e errët e absurde, pasi përshkruan se si zyrtarët përpiqen të mbajnë një sistem që është padyshim në procesin e copëtimit.

Viktor Zhusti, i cili ka patur rolin e protagonistit në film, tejet i entuziazmuar shkruan: “Akoma  më duket e pabesueshme. Gjithçka ndodhi dhe erdhi papritur (Jo dhe aq papritur por…). Miqt e mi! Lutem më ndjeni për gjithë zhurmën postimet, entuziasmin, por…është e jashtëzakonshme.Na lejoni që sot të jemi të ‘çmendur’!. Jemi duke pritur me padurim orën 14:30 nga Varshava na kthehet Bujar Alimani. Një tjetër ‘i çmendur’ dhe ai. Sot kemi festën tonë. Ja kaq! Faleminderit”.

Të fundit