Flash News

KRYESORE

Filmi horror “Bloodlands”, i pari shqiptar i këtij zhanri

Filmi horror “Bloodlands”, i pari shqiptar i këtij zhanri

Një film me skenar dhe regji të Steven Kastrissios.

Filmi i parë shqiptar i këtij zhanri.

Mbas premierës botërore në  Glasgow, ai ka marrë edhe shpërblime ndërkombëtare, ndër ta edhe çmimin për aktoren shqiptare, Suela Bako.

Luajnë Gëzim Rudi, Ilire Vinca, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Emiljano Palali, Dritan Arbana, Florist Bajgora, Enxhi Cuku.

Subjekti i filmit rrëfen historinë e një gruaje, e cila pasi dhunohet, mbetet shtatzënë. Ajo stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Gruaja largohet në mal, aty shndërrohet në një shtrigë të vërtetë, që mbledh rreth vetës një grup njerëzish, të cilët, ashtu si asaj, shoqëria u ka kthyer shpinën.

Me grupin e saj ajo vendoset që të kthehet dhe të hakmerret.

Ngjarja zhvillohet në periferi të Tiranës.

Luftës kundër shtrigës dhe grupit të saj i bashkohet edhe familja e një kasapi.

Me rolin e Shpresës, aktorja Suela Bako fitoi çmimin e “Aktores më të Mirë” në “Nashville Film Festival”.

Të fundit