Filmi i ri i James Bond ende nuk është publikuar por ne tashmë e dimë cilat janë syzet e tij të preferuara

James Bond tejkalon të gjitha parimet e marketingut influencues modern.

Detajet: Daniel Craig që luan rolin e James Bond, i cili mban syze dielli “Barton Perreira” që kushtojnë 395 dollarë, në xhirime për setin e ri të filmit Bond 25. Historia e Bond-it që influencon meshkujt si të jetojnë, të pijnë dhe të vishen është e mrekullueshme.

Kur është fjala për audiencën mashkullore, veshjet e Bond janë një trend i vërtetë dhe markat më në zë mund të japin qindra mijëra dollarë të jenë zgjedhja e produksionit.

E ndërsa për ju që doni një palë syze si të Bond në filmin e ri , kini parasysh të zgjidhni “Barton Perreira”. Syzet “Joe” që janë përdorur nga Bond, do të dalin në treg vetëm 4 muaj para se të shfaqet filmi në kinematë botërore.

Rrini gati në janar!