Flash News

KRYESORE

Filmi ikonik i Hollywood-it hiqet nga platforma e HBO sepse është racist

HBO Max ka hequr nga platforma filmin ikonik “Gone ëith the Wind” . Kjo ka ardhur si pasojë e shumë thirrjeve që filmi të hiqet pasi është racist.

HBO Max është shprehur se filmi i vitit 1939 është “produkt i kohës së tij” dhe u shpreh se “paragjykimet etnike dhe racore qenë gabim asokohe dhe janë gabim edhe sot”.

Platforma njoftoi se filmi do të rikthehet në një datë të paspecifikuar dhe do të vendoset në diskutim për kontekstin historik.

“Gone with the Wind” është kritikuar vazhdimisht për trajtimin e skllavërisë.

 

 

Të fundit