Flash News

KRYESORE

Filmi suedez triumfon në Festivalin e Kanës 2017, lista e plotë e fituesve

Filmi suedez triumfon në Festivalin e Kanës 2017, lista e plotë e

Festivali i Cannes është mbyllur me triumfin e filmit suedez “The Square” (Katrori) i regjizorit Roben Ostlund. Këtë vit 19 produksione konkuronin për Palmën e Artë, në 70-vjetorin e këtij festivali.

Regjisori dhe skenaristi spanjooll, Pedro Almodóvar, ishte president i jurisë së festivalit, ndërsa aktorja italiane, Monica Bellucci, ishte mikëpritësja e festivalit.

Regjia më e mirë për shkoi Sofia Coppola me filmin “mashtrimi” duke u bërë regjisorja e dytë në historinë e Cannes që merr një cmim të tillë.

Aktori më i mire u shpall Joaquin Phoenix në filmin “Ti nuk ishte me të vërtetë këtu”.

Aktorja më e mirë Diane Kruger në filmin “ In the Fade”. Çmimi special në edicionin e 70 shkoi për aktoren Nicole Kidman.

Festivali i Filmit në Kanë i cili nisi prej datës 17 maj ka patur një prezencë të lartë të yjeve botërorë të cilët kanë kaluar në tapetin e kuq dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Të fundit