Flash News

KRYESORE

Filo letër për anulimin e TEC-it, vjen reagimi i Klosit: Zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr

Vjen reagimi i njërit prej ministrave, të cilëve kreu i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo u kërkoi anulimin e VNM-së lidhur me projektin e ndërtimit të TEC-it në afërsi të qytetit të Korçës.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, përmes një reagimi në ‘facebook’ i përgjigjet kryebashkiakut duke e cilësuar debatin ‘një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr!’, pasi sipas tij s'ka asnjë autorizim e asnjë leje.

“TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S'ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim sratetegjik. Për sa kohë s'ka një projekt të standardeve të BE-së, s'ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim!” përgjigjet Klosi.

Lexo edhe: HEC-i i Korçës i firmosur nga Rama e Peleshi/ Sotiraq Filo kërkon anulimin pas publikimit të sondazhit: 94 % kundër

Të fundit