Flash News

KRYESORE

Filozofi Artan Fuga: Shqipëria zhvillohet vetëm nëse ndërmerr këtë reformë

Filozofi Artan Fuga: Shqipëria zhvillohet vetëm nëse

Akademiku i njohur Artan Fuga i ftuar në "Ekopolitikë", thotë se në Shqipëri mund të zhvillohet vetëm duke u digjitalizuar.

“Unë kam bërë një studim analitik dhe them; e vetmja mundësi e Shqipërisë sot për t'u zhvilluar është të informatizohet, do të thotë të digjitalizohet në të gjithë fushat. Ka operator që janë promovues digjitalizimi në botën moderne.

Të digjitalizohet arsimi. Në radhë të parë prek mësuesit dhe pedagogët. Në momentin kur në çast mund të thërras filozofin që është duke mbajtur në Harvard një leksion filozofie, unë duhet të mbledh mendjen. Digjitalizimi i procesit të zgjedhjeve. E dini kujt i intereson? Politikanëve. Do t'u dalë rezultati i saktë.

Digjitalizimi i ekonomisë prek bizneset e mëdha, sepse do të lindin platformat e ekonomisë kooperative. Janë operatorët sundues që pengojnë zhvillimin në fushën e një strategjie të digjitalizimit. Nëse këta operatorë nuk mblidhet dhe të thonë nuk mund ta zhvillojmë Shqipërinë me monopolet”, përfundoi ai.

Të fundit