Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Filozofi që ndërroi profesion, Armando Hidi trajneri që ndryshon jetën e njerëzve
Politiko
18 Mars 2019, 21:04
Po vjen vera, njerëzit ekspozohen më shumë dhe stresi sapo ka filluar, të gjithë kanë një objektiv të qartë në kokë: Duam trup të bukur! Por jo të gjithë kanë vullnetin dhe dëshirën për të bërë ndryshimin e shumë ëndërruar. Procesi i arritjes së një trupi të mirë është i gjatë por jo i paarritshëm.
Armando Hidi, djaloshi 28-vjeçar nga Tirana pasionin e tij për palestrën e ka kthyer në profesion duke i dhënë sfida vetës për të ndryshuar jetën e shumë njerëzve: T`i ndryshojë ata dhe t`u japë vetëbesimin e munguar prej vitesh.
Si çdo djalë tjetër edhe Armando ishte i apasionuar pas futbollit dhe vendosi që ta ndiqte si ëndërr por shumë shpejt hoqi dorë për shkak të së ardhmes së tij, për të cilën ishte i bindur që nuk ishte futbolli.
Aspak e ngjashme me futbollin, ishte Filozofia ajo që "i mori mendtë" Armandos dhe e bëri të marrë një rrugë komplet ndryshe. Ai u diplomua për degën Filozofi dhe si një pasionant i leximeve dhe i degës për të cilën kishte studiuar, mendimet e Hidit 'u trazuan' sërish.
Logjika (filozofike apo e momentit) e çuan Armandon drejt mendimit e pasionit fillestar: sportit. Por kësaj radhe në një tjetër mënyrë, në një tjetër këndvështrim: Të ushtruarit e mendjes dhe të trupit.
Ai fillimisht ushtrohej personalisht dhe gradualisht po i kthehej në profesion. Leximi i botimeve të shumta e kanë ndihmuar atë që sportin e stërvitjes ta shohë në një këndvështrim më të gjerë, ku mendja lidhet me trupin dhe bashkërisht ndërveprojnë për të arritur rezultat.
Prej 6 vitesh, Hidi është kthyer në një trajner personal (theksojmë: jo instruktor palestre, shumë njerëz i ngatërrojnë këto dy terma të ndryshëm).
Trajnuesit personal posedojnë njohuritë, aftësitë e nevojshme për të hartuar programe të sigurta dhe efektive të fitnesit. Trajneri ndihmon njerëzit të arrijnë qëllimet personale të shëndetit në palestër.
Palestra për momentin është trend në Shqipëri. Të gjithë po hapin palestra por ka shumë rëndësi të jemi të pjekur e të ndërgjegjshëm për veprimet që marrim pasi stërvitjen nuk mund ta bëjmë vetëm për t`iu përshtatur trendit. Trupi kërkon regjim dhe disiplinë e cila duhet të mbahet në vazhdimësi.Hidi pasionin e tij për palestrën e zgjeroi më tej duke marrë certifikime të shumta, që e kanë ndihmuar për të perfeksionuar këtë profesion. Por si filloi Armando të vihet në kontakt me njerëzit dhe të 'shpërndante lajmin' se një trajner i ri dhe profesional "is in da town" (erdhi në qytet)? Për Politiko, Hidi rrëfeu se e kanë ndihmuar shumë rrjetet sociale. Ai vazhdimisht ndihmonte dhe jepte këshilla përmes faqes së tij në Instagram: falas. Gjithashtu, palestra ku është ushtruar vetë e ka ndihmuar që të vihet në kontakt me njerëzit dhe t`u prezantojë programet e tij. Ai i përkushtohet çdo klienti dhe puna e tij nis që ditën e parë me bindjen dhe ushtrimet e mendjes për t`ua lehtësuar më shumë sfidën e ushtrimit të palestres personave që kanë probleme me peshën dhe organizmin. Kjo e bën atë si trajnues të dallohet si një pjesë reale dhe aktive e vendosjes dhe arritjes së qëllimeve individuale. Roli që Hidi si trajner luan në suksesin e klientëve të tij është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Pasion, qëllim, kujdes dhe stërvitje - këto cilësi kanë një ndikim shumë më të madh se madhësia e biceps-it apo pamja e jashtme. Trajnerët personale gërmojnë thellë në pengesat e njerëzve dhe motivet për të qenë aktive. Hidi ka disa raste suksesi, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme.
Trajnimi personal është një punë që fillon me zemër, motivim dhe dashuri për të gjitha gjërat.Stërvitja ndihmon shumë edhe për gjendjen emotive, Hidi tregon se të ushtruarit e ka ndihmuar atë të ketë më shumë vetëbesim dhe të luftojë emocionet dhe pasiguritë që kishte më përpara.
Unë kam qenë një tip shumë emotiv por palestra më ka ndihmuar të luftoj pasiguritë e mia. Të gjitha këto ndryshime që kam pësuar unë, mundohem që në mënyrë profesionale t`ua përcjell të gjithë klientëve të mi. Arritja e objektivave të mia dhe qëllimit të tyre janë dëshmia më e qartë e punës që në bashkërisht bëjmë, unë si trajner personal dhe klienti si konsumues.Por për ata që kanë shumë impenjime dhe nuk mund të shkojnë në palestër?
Stërvitja dhe ushqimi duhet të ecin paralelisht. Ushqimi luan faktor kryesor dhe duhet të kthehet në kulturë sepse nuk qëndrohet gjithë jetën me dietë. Të gjithë ne duhet të bëjmë jetesë më të shëndetshme dhe të bëjmë sa më shumë aktivitet fizik në mungesë të stërvitjes në palestër.Armando është marrë më shumë me njerëz të shëndoshë dhe të gjithë klientët e tij kanë humbur rreth 20-25 kilogram, kjo tregon një sukses të të dyja palëve.
Filozofia e ka ndihmuar Hidin në punën e tij të përditshme për ta bërë atë të ndryshëm nga trajnerët e tjerë. Nuk kërkon të arrijë rezultate të menjëhershme që mund të sjellin në dëme të tjera për shëndetin. E ndërsa për metodat teknologjike ai shprehet kundër në mënyrë kategorike duke i cilësuar si alternativa të dembelëve:
Nëse do një punë që ta bësh shpejt jepja një dembeli, do e gjejë zgjidhjen.Instagrami i Armandos është i organizuar në një mënyrë shumë interesante: histori suksesi, momente personale dhe gjyshja e tij fantastike. Kjo është dritarja kryesore e Hidit, i cili vazhdon dhe jep këshilla edhe për ata që nuk i ka nën trajnim. E ndërsa ata të cilët po i trajnon duan dhe pak që të arrijnë trupin që dëshirojnë, gati për pushimet verore por edhe për një jetë ndryshe: të shëndetshme.
D.Z/Politiko.al