Flash News

KRYESORE

Filozofi i UET ‘ngashnjehet’ në studio: Ti je një diell që ndriçon

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në studion e emisionit ‘Zonë e Lirë’ ndërkohë që përballë kishte pesë përfaqësues të shkollës së Kontekstualistëve në UET.

Një prej tyre, Arjan Curri nuk i kurseu vlerësimet për ish-kryeministrin. Para se ti drejtonte pyetjen e tij Berishës, Curri u shpreh se mamaja e tij, e cila ishte mjeke ka qenë studente e doktor Berishës dhe me këtë rast i përcolli përshëndejtjet.

Ndërkohë duke u futur tek politika, filozofi Curri ju ‘lut’ Berishës që ti kthehet në politikë dhe të marr në dorë revolucioni, siç e quajti ai. Por ‘lutja’ e tij nuk u pranua, pasi Berisha i qëndroi deklaratës së bërë edhe më herë sa i takon angazhimit në poltikë.

Të fundit