Flash News

E-TJERA

Finale dramatike, Liverpooli fiton Botërorin e Klubeve

Finale dramatike, Liverpooli fiton Botërorin e Klubeve

Liverpooli e mbyll vitin 2019 me një trofe shumë të rëndësishëm. Anglezët mundën në Doha të Katarit në finalen e Botërorit të Klubeve 1-0 brazilianët e Flamengos, pas plot 120 minutash lojë.

Koha e rregullt u mbyll në barazim të bardhë, ndërsa në fund të saj pati disa minuta dramatike. Sadio Mane u rrëzua në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe arbitri akordoi penallti, por VAR tregoi se faulli kishte ndodhur jashtë zonës.

Liverpooli gjeti golin e avantazhit në minutën e 109-të me Firminon. Pas një aksioni perfekt kundërsulmi dhe asistit të Mane, braziliani nuk e pati aspak të vështirë të dërgonte topin ne rrjetë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Kjo është hera e parë që Liverpool fiton këtë trofe. Anglezët e mbyllin vitin me tre trofe: Champions League, Superkupa e Europës dhe Botërori i Klubeve.

Të fundit