Flash News

KRYESORE

Finalet e “Champions League” tashmë do të zhvillohen në New York

Finalet e “Champions League” tashmë do të zhvillohen

Finalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë, “Champions League”, në një të ardhme jo të largët do të luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vjen si pasojë e efektit të marketingut dhe të ardhurave që vijnë nga kjo kontratë.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe shefi i kompanisë televizive spanjolle “Mediapro”, Jaume Roures,  në një intervistë për “Cadena Cope”.

“Prej kohësh ka bisedime rreth mundësisë për zhvillimin e finales së Champions League në New York, në të ardhmen. Të shkosh nga Portugalia në Azerbajxhan është thuajse njëlloj si të shkosh në New York. Ndaj ky nuk është ndonjë problem për tifozët, është një turne europian dhe duhet ta mendojmë këtë hipotezë,” është shprehur sllovaku, i cili do kandidojë sërish për të qëndruar në krye të institucionit më të lartë të futbollit për klube.

Kujtojmë se finalja e këtij sezoni në Champions League do të zhvillohet në stadiumin “Wanda Metropolitano”, të Atletico Madrid, ndërsa finalja e vitit 2020 do zhvillohet “Ataturk Olympic Stadium” në Stamboll.

Të fundit