Flash News

KRYESORE

‘Financieri’ i Habilajve kërkon të ekstradohet në Itali, zbulohet arsyeja

‘Financieri’ i Habilajve kërkon të ekstradohet në

Gjykata e Apelit ka rikonfirmuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Nezar Seitin, i njohur ndryshe si financieri i grupit të Habilajve.

Autoritetet italiane kanë dërguar në Tiranë dosjen ku kërkojnë ekstradimin e Seitit në Itali por Prokuroria e Krimeve të Rënda në të njëjtin procedim që regjistroi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka regjistruar edhe emrin e Nezar Seitit dhe në bazë të këtij procedimi, gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar ndaj Seitit masën e sigurisë arrest me burg.

Pra, edhe nëse Gjykata e Tiranës do të vendosë ekstradimin e Nezar Seitit, ai nuk mund të ekstradohet pasi ka një masë sigurimi nga Krimet e Rënda, të cilat nuk lejojnë këtë gjë.

Nga ana tjetër, vetë Seiti ka pohuar se dëshiron të ekstradohet në Itali. Nenet për të cilat ai akuzohet si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali parashikojnë minimum 10 vite burgim por sipas avokatit të Seitit, shkruan Top Channel, klienti i tij beson në një proces hetimi më objektiv nga autoritetet italiane se sa nga ato shqiptare.

Të fundit