Flash News

KRYESORE

Financime nga Rusia? Prokurorja e Përgjithshme: Është një nga dosjet e reja në Prokuroi

Financime nga Rusia? Prokurorja e Përgjithshme: Është një

Lidhur me mundësinë e financimeve nga Rusia në Shqipëri, kryeprokurorja Arta Marku tha se, “kjo është një nga dosjet e reja që është nën hetim”.

E pyetur në ‘Real Story’ për nisjen e hetimeve për financimet e të gjitha partive shqiptare, Marku nuk dha detaje por pranoi se hetimet kanë nisur.

“Mund t’ju garantoj që Prokuroria po bën punën e saj me profesionalizëm. Është një çështje e re, është në hapat e para të hetimit dhe nuk është ligjore të flasim për të”, tha Marku.

Prokurorja e Përgjithshme deklaroi gjithashtu se organi i akuzës ka hapur dosje të reja për afera të ndryshme korruptive, megjithatë, u tregua e rezervuar për të dhënë më shumë informacione.  

Arta Marku: Çështja Tahiri një nga shqetësimet kryesore. Për ekstradimin e Seitit u vendos ditën që unë u votova

Shpallja ‘non-grata’ e Adriatik Llallës, Arta Marku: Amerikanët në Tiranë të gatshëm për hetimin e ish-kryeprokurorit; ne kemi marrë përsipër përgjegjësitë

Të fundit