Flash News

KRYESORE

Financimet greke në Tiranë; historiani ngre dyshime për një gazetë të përditshme

Në Greqi dhe Shqipëri po raportohet se janë të paktën 1 milion euro që Ministria e Jashtme greke ka shpenzuar për të financuar gazeta dhe portale në Maqedoni dhe Shqipëri.

Lidhur me këto raportime ka reaguar edhe historiani Arben Llalla, njëkohësisht aktivist i çështjes çame. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Llalla ngre dyshime nëse gazeta e përditshme “SOT” është pjesë e listës së gazetave që është financuar nga Athina.

Llalla thotë se kjo gazetë duhet të deklarohet për këtë çështje, ndërkohë që denoncon shkrimet e publikuara aty kundër PDIU-së dhe kryetarit Shpëtim Idrizi.

“A është gazeta SOT e financuar nga ‘fondi sekret’ i Nikos Kotzias për ato palo shkrimet kundër PDIU, Shpëtim Idrizit dhe Çështjes Çame? Pyetje që lindi pasi u zbuluan financimet e Kotzias për gazetat, gazetarë, diplomatë, opinionistë tiranas...Unë pyes nuk akuzoj, gazeta duhet të deklarohet ose drejtë e në Gjykatë, është problemi i tyre”, shkruan Llalla.

Sa i përket raportimeve në mediat greke, emrat e portaleve dhe gazetave shqiptare që janë financuar nga Athina nuk janë bërë ende publike, por qëllimi i financimit ka qenë “për të siguruar publikime pozitive për imazhin e Greqisë e krijimin e lobit të gazetarëve shqiptarë ne vend, si dhe kokat e medias të mbështesin interesat e Greqisë”.

Të fundit