Flash News

KRYESORE

Financimi i partive, Totozani letër KQZ: Bëni transparencën, jeni përgjegjës

Financimi i partive, Totozani letër KQZ: Bëni transparencën, jeni

Avokati i Popullit(AP), Igli Totozani i është drejtuar sot zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) për të bërë transparent procesin e burimit të financimit të partive politike në zgjedhje. Në shkresën drejtuar KQZ-se, Totozani thote se për kontrollin dhe verifikimin e burimit të financimit të partive, do të kishte nevojë për ndërhyrje ligjore në Kodin Zgjedhor.

Duke mbajtur në konsideratë që KQZ është organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, AP sjell në vëmendje zbatimin e ligjit “Për Partitë Politike”, për auditimin financiar të partive, përmes kontrollit të dokumentacionit financiar e të llogarive kontabël të tyre; përzgjedhjen e listës së ekspertëve kontabël të liçencuar, si dhe hartimin e një sërë aktesh nënligjore të parashikuara nga ligji në kuadër të kontrollit të financave të partive politike, thote AP.

KQZ po ashtu ka të drejtën që të vendosë sanksione kur konstaton shkelje të ligjit dhe përcakton masën e fondit publik që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore.

Në opinionin e AP-së, po ashtu dhe të një sërë aktorëve ndërkombëtarë dhe vendas, kontrolli dhe transparenca e financave të partive politike, do t’i jepte fund disa fenomeneve shumë të kritikuara në tërë proceset zgjedhore, si blerja dhe drejtimi i votës, fushatat zgjedhore shumë të kushtueshme, rastet e konfliktit të interesit dhe tendencat abuzive të donatorëve partiakë për përfitime prej fondeve publike, etj.

Të fundit