Flash News

KRYESORE

Fino mohon ftesën, FSHF-ja publikon mesazhin

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një darkë pritëse për kandidatët dhe pjesëtarët e Asamblesë Zgjedhore, pak orë përpara fillimit të punimeve të saj.

FHF-ja ka njoftuar se janë ftuar të gjithë anëtarët e saj, duke përfshirë dhe kandidatin për postin e presidentit dhe të Komitetit Ekzekutiv, ndërkohë që në darkë  do të jenë edhe përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-s, vëzhgues për procesin zgjedhor ditën e mërkurë.

Pas këtij njoftimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i i kandidatit për president, Bashkim Finos. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fino shprehet se nuk ka marrë asnjë ftesë për këtë darkë.

Statusi:

Reagim

Kandidati për president, Armand Duka, ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore, duke i ftuar që të darkojnë tek hotel "Adriatik" në Durrës, me argumentimin se do jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president! Sqaroj të gjithë anëtarët, se është një gënjeshtër, pasi unë nuk kam marrë asnjë ftesë të tillë nga ana e FSHF-së apo organizatorëve. Kjo është një tjetër manovër dëshpëruese e kandidatit humbës!

 Nuk ka zgjatur shumë dhe FSHF-ja ka publikuar nga ana e saj “e-mail”-in e ftesës, që Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku i kishte dërguar kandidatit Fino për darkën e së martës.

Të fundit