Flash News

KRYESORE

Fino prezanton platformën, 'thumbon' Dukën: Futbolli shqiptar i sëmurë! Lodër në duar të pak personave të pasur

Fino prezanton platformën, 'thumbon' Dukën: Futbolli

Kandidati për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino, pas Agron Dukës ka marrë fjalën duke prezantuar platformën e tij, por edhe duke iu drejtuar presidentit aktual të FSHF-së.

 “Futbolli është më shumë se një lojë. Më shumë se futboll do të thotë shoqëri e shëndetshme. Me shumë futboll do të thotë më pak ilaçe më pak drogë. Futbolli është ambasador i vlerave tona në Europë. Sot kërkoj votën, jo për personin tim dhe cilësitë personale. Unë kërkoj të më votoni për platformën dhe programin. Për kapërcimin e një sërë problemesh që ka FSHF. Pa i mohuar asgjë nga çfarë ka arritur, deri tani presidenti Duka, futbolli shqiptar është i sëmurë. Sipas federbet futbolli shqiptar është më pak i besueshëm. Futbolli shqiptar është një lodër në duar të pak personave të pasur”, u shpreh Fino.

Më tej ai shtoi se mosbesimi sjell një eksod të paprecedent të sportdashësve.

“Qenkan bërë kaq e aq fusha, po shumë mirë që janë bërë se nuk i kanë bërë me paratë e tyre. Çdo t’i bënte fondet? Do t’i fuste në bursë? Jo sigurisht që do i përdorte për fushat. Asambleja ju ka dhënë besimin, ju e keni keqpërdorur. Jam këtu për të kërkuar votën tuaj. Platforma ime është e qartë ku bazohet ku limiti i 2 mandateve të njëpasnjëshme siç e ka edhe UEFA me 3.  Ne do të bëjmë 5 stadiume sipas rregullave të UEFA-s. Do bashkëpunojmë me ekspertë të UEFA-s. Do financojmë projekte për masivizimin. Parashikojmë dyfishimin e numrit të përgjithshëm të futbollistëve në mandatin 4 vjeçar”, u shpreh ndër të tjera Fino gjatë fjalës së tij.

Të fundit