Flash News

KRYESORE

Fiorentina më në fund pranon se nuk dëshiron të martohet me Olsin

Fiorentina më në fund pranon se nuk dëshiron të martohet me

Ҫiftet e këtij edicioni “Love Edition” të Big Brother janë në ditët e fundit të izolimit dhe kanë fillar të mendojnë për jetën që i pret jashtë shtëpisë dhe sim und t’u ndryshojë jeta në ҫift. Disa situata të parashikuara dhe të tjera më pak i kanë vënë në mendime një pjesë të banorëve, të cilët kanë filluar edhe t’i diskutojnë “pengjet.”

Megjithatë loja në ҫift – qëllimi i këtij edicioni – nuk kishte parashikuar ndoshta një marrëdhëie që mund të shkonte deri në martesë si ajo e Danjelit dhe Fotinisë, ndaj edhe ҫiftet e tjera në garë e kanë marrë si shembull krahasues veprimin, ndoshta të shpejtuar të Danjelit dhe Fotinisë.

Sot, ndërsa kanë qenë duke biseduar për martesën e Danjelit dhe Fotinisë, Lupçe këmbëngul se martesa e tyre ka qenë është false, pasi sipas tij nuk mund të biesh në dashuri në 3 muaj.

Por kjo bindje e Lupҫes prek Fiorentinën që ka vetëm pak më shumë që njihet me Olsin. Ajo i thotë Lupçes se me këtë, i bie që ai të mos besojë edhe tek ndjenjat mes saj dhe Olsit.

Ai e sqaron atë se nuk e kishe në atë kuptim duke shtuar se beson që Fiorentina e do Olsin, madje beson edhe se mes Danjelit e Fotinisë ka ndjenja, por jo aq sa për t’u martuar: “Nëse Olsi do të të propozonte, do ta pranoje ti?”- e pyet Lupçe Fiorentinën dhe përgjigjja e saj është “Sigurisht që jo”. Por vetëm pas pak, Fiorentina shton se nga entuziazmi, për momentin mund të kishte pranuar, por do të ishte penduar pas tri ditësh.

Të fundit