Flash News

KRYESORE

Firma e fundit e Ditmir Bushatit; emëron biznesmenin e ndërtimit konsul nderi të Shqipërisë në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar vendimin për hapjen e Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë me seli në Manastir.

Me vendim të qeverisë më 8 janar të këtij është dhënë dakordësia që politikani dhe biznesmeni Imer Selmani të emërohet konsull nderi i Shqipërisë në Maqedoni; sugjerim i Ministrise se Jashtme. Vendimi rezulton i firmosur nga Ditmir Bushati, i shkarkuar nga kryeministri Rama ne fund te Dhjetorit.

Nder, respekt edhe besim i nivelit më të lartë për mua të jem konsul nderi i R. së Shqipërisë në R. e Maqedonisë. Falemenderim nga zemra Kryeminstrit edhe Ministrit per Punë të Jashtme të R. Shqipërisë për besimin edhe nderin e treguar”, ka thënë Selmani.

Imer Selmani është politikan shqiptar nga Maqedonia, biznesmen, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Shëndetësisë. Ai është themelues i partisë Demokracia e Re, e cila tani nuk është aktive, ndërkaq në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 ka kandiduar për president të Maqedonisë.

Selmani, aktualisht po ndërton një rezidencë banimi në Shkup, e cila kushton 10 milionë euro dhe shtrihet në një sipërfaqe 22 mijë metra katrorë.

Të fundit