Flash News

KRYESORE

Firma ‘Versace’: Nuk mund ti vrasim kafshët për të bërë modë

Firma ‘Versace’: Nuk mund ti vrasim kafshët për të

Firma e njohur ‘Versace’ do të ndalojë së përdoruri gëzofët e vërtetë të kafshëve, pasi vetë drejtuesja Donatella Versace është shprehur se kjo nuk është diçka e drejtë.

Sipas ‘The Economist’s 1843’, në një intervistë ajo ka thënë se nuk është dakord të vriten kafshët për të bërë modë.

 “Gëzof? Unë nuk dua të vras kafshët për të bërë modë”, është shprehur Donatella.

 Për një kohë të gjatë ‘Versace’ ka qenë simbol i materialeve luksoze dhe aktualisht ka në shitje një jastëk prej gëzofi lepuri që kushton 1.450 dollarë.

Shumë firma të tjera kanë hequr dorë nga gëzofët kohë më parë, pasi lëvizja kundër gëzofëve është në rritje.

Të fundit