Flash News

KRYESORE

Firmëtarë kundër garës Basha-Selami edhe në Shkodër. Burimet: ka një problem...nuk i njeh kush në Shkodër

Firmëtarë kundër garës Basha-Selami edhe në

Një listë që kërkon anulim të zgjedhjeve për kryetar të PD, duke i quajtur ato farsë ka mbërritur në disa redaksi selektive të medias në Tiranë nën siglën 'demokratët e Shkodrës'. Burime të poltiko.al në PD e Shkodrës thonë se lista i ka habitur edhe ata pasi emrat janë të panjohur për strukturat e Shkodrës. Nga kjo bën përjashtim vetëm njëri prej firmëtarëve, Ervin Gjini, i cili ka qenë për 8 vjet drejtor i Monumenteve të Kulturës, i propozura nga asokohe Kryetarja e Kuvednit, Jozefina Topalli. 

Një burim i dytë nga Shkodra i tha Politiko se me ardhjen në krye të PD të Ramiz Çobajt, Ervin Gjinit i është dhënë Departamenti i Pronave në degën e Shkodrës, kohë gjatë së cilës ai ka patur kontakte me Gent Malkon i cili drejton të njëjtin departament në rang kombëtar. Promovimi i Gjinit është bërë me qëllimin për të integruar në Kryesi edhe përfaqësues të 'rrymës së Jozefinës'.

Burimet e Politiko.al nga PD  e Shkodrës thonë se po merren me pritjen e kandidatëve zyrtarë në garën për kryetar të partisë, dhe se e shohin si kundravajtëse me statutin dhe etikën formulimin e listave jashtë strukturave zyrtare të Partisë.

Të fundit