Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Firmino në presion, Klopp tregon bisedën e ankthit me lojtarin e tij
Sulmuesin Roberto Firmino është kthyer në liderin e Liverpoolit në javën e fundit. Ai ka arritur të shënojë 4 gola në 3 ndeshje duke i dhënë skuadrës trofeun e Kupës së Botës për klube dhe një fitore shumë të rëndësishme në kampion. Trajneri Klopp tregon pas ndeshjes se Firmino ishte nën presion për shkak se nuk po shënonte rregullisht. Festimi i golit të dytë u bë me trajnerin gjerman dhe jo pa arsye.
"Bobby, në 3 ndeshjet e fundit ka shënuar 4 herë. Përpara ndeshjes ishte... Nuk e di saktësisht, por ai nuk po shënonte shpesh dhe një gazetar më pyetoi: 'Firmino nuk ka shënuar prej një periudhe të konsiderueshme', dhe unë nuk e kisha vënë re. Kur mendoj për të nuk mendoj se sa shënon, por se sa i rëndësishëm është për ne.
"Patëm një bisedë të vogël, për herë të parë që kur e njoh, ai dukej i shqetësuar për këtë fakt. I thashë atij se nuk jam i interesuar te statistikat, por për kontributin e tij në fushë. Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk është i vetmi që mund të luajë në atë pozicion, por jep diçka speciale në fushë. Firmino nuk duhet të vijë të më përqafojë pas çdo goli, por e bëri pasi mendoi se unë isha shumë i qetë dhe nuk e mendoja pjesën e shënimit të golave, prandaj e lashë në fushë deri në fund. Mendoi se duhet të më falenderonte dhe kjo ishte e gjitha", - tha Klopp.