Flash News

KRYESORE

Firmoset ligji, shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni

Firmoset ligji, shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni

Një vit pas miratimit të tij në Kuvendin e Maqedonisë, ligji për përdorimin e gjuhëve më në fund pritet të fuqizohet, duke u shpallur në Gazetën Zyrtare në vend.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri dhe do të dërgohet në faqen e Gazetës Zyrtare dhe pas shpalljes zyrtare në këtë faqe menjëherë hyn menjëherë në fuqi.

Ligji për përdorimin e gjuhëve edhe në Gazetën zyrtare!", shkruan Talat Xhaferi në faqen e tij të rrjetit social.

Ligji për gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve maqedonas ku kaloi me 69 vota, ndërsa pas votimit  u kundërshtua nga presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, i cili nuk pranoi ta dekretonte me arsyetimin se ishte ne kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Nga ana tjetër, partia opozitare, VMRO-DMPE ka kundërshtuar vendimin duke e quajtur si vepër penale. “Paralajmërojmë drejtorin e Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski se shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare është vepër penale për të cilën shkohet në burgë dhe të cilën e bartë drejtori i Gazetës zyrtare dhe të gjithë të involvuarit e tjerë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPNE-së. Nga kjo parti theksojnë se LSDM-ja edhe njëherë ka dhunuar demokracinë dhe ka shkelur rendin kushtetues në Republikën e Maqedonisë.

Të fundit