Flash News

KRYESORE

Firmoset marrëveshja, pa viza dhe drejt El Salvadorit

Firmoset marrëveshja, pa viza dhe drejt El Salvadorit

Një tjetër shtet që i shtohet listës së vendeve ku shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza është El Salvador.

Marrëveshja u firmos nga dy ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Carlos Castaneda në takimin gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Marrëveshja ka si qëllim lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet dy shteteve. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të shërbejë si një nxitje e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Të fundit