Flash News

KRYESORE

Firmosi kontratën 20 mijë dollarëshe, Albërie Hadërgjonaj prezanton punën e saj të re

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, së fundmi është transferuar në Amerikë ku po merret me një punë të dytë përveç muzikës.

Para pak kohësh ajo postoi në rrjete sociale një foto ku bëri të ditur se ka firmosur një kontratë pune 20 mijë dollarëshe.

Ndërkohë ditën e sotme ajo ka bërë një tjetër postim në ‘Instagram’, ku ka treguar se është agjente e pasurive të paluajtshme në një nga kompanitë më të suksesshme në SHBA.

Albëria ka ndarë me ndjekësit CV-në e saj e cila përmban një përmbledhje të eksperiencës dhe trajnimeve që artistja ka realizuar për të pasur një vend të tillë pune.

Ajo gjithashtu ka dhënë një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat që mendojnë se nuk mund t’ia dalin në një vend të madh si Amerika.

“Doja të ndaja eksperiencën time me ju. Dua t’i them çdo gruaje që vjen e frikësuar se nuk mund t’ia dali në këtë vend të mrekullueshëm, kini besim te vetja juaj”, ka shkruar këngëtarja.

Të fundit