Flash News

KRYESORE

Firmosi me ekipin rus, mbrojtësi përjashtohet përjetësisht nga kombëtarja e Ukrainës

Firmosi me ekipin rus, mbrojtësi përjashtohet përjetësisht

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës po ndikon edhe ne sporti. Mbrojtësi Yaroslav Rakytskyi që firmosi me ekipin rus të Zenitit, nuk do të ketë mundësi të veshë më fanellën e kombëtares së vendit të tij.

29-vjeçari që kaloi nga Shakhtar Donetsk në Rusi për 10 milionë euro nuk do të jetë pjesë e listës së trajnerit Andriy Shevchenko për ndeshjet e ardhshme.

Trajneri i përfaqësueses U21 të Ukrainës, Ruslan Rotan konfirmoi vendimin: “Futbolli dhe politika janë të lidhur ngushtë, për të do jetë e vështirë të grumbullohet dhe ai e di.”

Më i ashpër në komentin e tij ishte shoku i kombëtares, Fedetski, i cili tha: “Është i papranueshëm kalimi i tij në Rusi. Çfarëdo që të ndodhë, duhet të respektojmë origjinën tonë. Nuk kam fjalë, zgjedhja e Rakytskyi ka shkaktuar kaq shumë kritika, tani do të jetë e vështirë të grumbullohet".

Në mbrojtje të vendimit të lojtarit doli Oleg Salenko, ish-sulmuesi ukrainas që zgjodhi të përfaqësojë Rusinë në Kupën e Botës 1994, aty ku doli golashënuesi më i mirë. Ai është i bindur se vendimi final i takon trajnerit Shevchenko, por theksoi se duhet parë se çfarë jep në fushë lojtari dhe jo në cilin shtet luan.

 

Të fundit