Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Firmosi me ekipin rus, mbrojtësi përjashtohet përjetësisht nga kombëtarja e Ukrainës
Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës po ndikon edhe ne sporti. Mbrojtësi Yaroslav Rakytskyi që firmosi me ekipin rus të Zenitit, nuk do të ketë mundësi të veshë më fanellën e kombëtares së vendit të tij.
29-vjeçari që kaloi nga Shakhtar Donetsk në Rusi për 10 milionë euro nuk do të jetë pjesë e listës së trajnerit Andriy Shevchenko për ndeshjet e ardhshme.
Trajneri i përfaqësueses U21 të Ukrainës, Ruslan Rotan konfirmoi vendimin: “Futbolli dhe politika janë të lidhur ngushtë, për të do jetë e vështirë të grumbullohet dhe ai e di.”
Më i ashpër në komentin e tij ishte shoku i kombëtares, Fedetski, i cili tha: “Është i papranueshëm kalimi i tij në Rusi. Çfarëdo që të ndodhë, duhet të respektojmë origjinën tonë. Nuk kam fjalë, zgjedhja e Rakytskyi ka shkaktuar kaq shumë kritika, tani do të jetë e vështirë të grumbullohet".
Në mbrojtje të vendimit të lojtarit doli Oleg Salenko, ish-sulmuesi ukrainas që zgjodhi të përfaqësojë Rusinë në Kupën e Botës 1994, aty ku doli golashënuesi më i mirë. Ai është i bindur se vendimi final i takon trajnerit Shevchenko, por theksoi se duhet parë se çfarë jep në fushë lojtari dhe jo në cilin shtet luan.