Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Firmosi pro shembjes së teatrit, reagon nipi i Ahmet Zogut: Turp i madh!
Pak ditë pasi hodhi firmën krah 65 artistëve të tjerë pro shembjes së Teatrit Kombëtar, reagon nipi i Mbretit Ahmet Zogu ndaj qëndrimit të princeshës Elia Zaharia.
Në një reagim publik, nipi i mbretit, Skënder Zogu kundërshton qëndrimin e princeshës Elia dhe u bën thirrje të gjithë legalistëve që të kundërshtojnë projektin për shembjen e teatrit, që sipas tij është prona historike e kohës së Mbretit Zogu I.
“Thirrje gjithé Legalitsve ,ju ftojé té kundershtoni projektin e shembjes e Teatrit Kombetar ne Tirané ,prona historik té kohés Mbretit Zog I re i Shqiptarve.Ashté turpi madhe me e xhduké njé Shtepin e Kultures que Mbreti e vendosi dhe i dha burse shumé artistve ,njé mundesi vlersimi i artit ne favor té popullit shqiptar.
I keshillojé autoritetét shqiptare ta shembin Pyramiden e dembshme té Enverit né qender e Tiranes, dhe Teatrin Kombetar ta prezevojné si Myze.. Kjo doté jet nje respekté karshi vlerat e Mbretit Zog.Skender Zogu”, shkruan nipi i Mbretit Zog.