Flash News

KRYESORE

Fiter Bajrami, Basha uron besimtarët: Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja!

Kreu i PD, Lulzim Basha uron të gjithë besimtarët myslimanë, e veçanërisht ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit festën e Fiter Bajramit.

Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan: “Të nderuar besimtarë e veçanërisht ju që keni agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra Gëzuar Fiter Bajramin!

Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja, sjelltë mbarësi për ju e familjet tuaja dhe e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”.

Të fundit