Flash News
Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues!
Viktima e dytë nga moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së
Humbi kontaktet me familjen/ Ambasada braziliane zbulon rastin e prostitucionit në Shqipëri
Pas “Paketës së Cubave”, Rama në Theth me “Paketën e Maleve”
Fitim Zekthi flet për leximet dhe fëmijërinë: Libri që kushtonte shumë dhe nuk e blija dot...edhe pse e doja shumë
ÇFARE PO LEXON FITIM ZEKTHI?
Fitim Zekthin do doja ta shihja në Parlament (ka qenë kandidat i PD në Qarkun e Elbasanit, por jo në një vend 'të mjaftueshëm'). Ai do të ishte një pikë përunjësie në atë det 'kuvendarësh', shumica e të cilëve, pordhacë të mbushur me ajrin e ndotur të boshit.
Në këtë qytet, Zekthi është nga ata që udhëton në kah të kundërt. Me kotnitë e vanitetit; me boshësitë e boshit; me çapaçulët e vegjëlisë që janë 'rritur' e bërë parveny; me pjeshkat e rëna dege e të bëra komposte konsumerizmi të pafre; me analistët që flasin e nuk dëgjojnë e as lexojnë; me politikanët që nuk futen në shërbimin publik për publiken, por për qesen e vet; e me radhë.
Ky është Fitim Zekthi. Ose të paktën përfytyrimi im, dhe i disa të tjerëve, për të.
Ai është arsimuar për shkenca ekzakte, ekzaktësisht për Matematikë, por është marrë me Gazetari që herët. Është besimtar, por nga ata me libër, jo me shpatë.
Është, më shumë se çdo gjë, një njeri i mirë. / a.l.
-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Është një libër për gjuhën dhe qytetërimin francez. Botim shumë i vjetër, më duket i viteve '20, që ma kanë dhënë disa francezë në fillim të viteve '90, të cilët sillnin ndihma në Shqipëri.
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Më shumë nga zhanri, por sigurisht brenda fushës që kam interes kërkoj libra të autorëve që kam ndërmend, autorë që i njoh për të rëndësishëm në atë fushë.
-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Jo, dhe kjo më bën të ndjehem shumë keq. Nuk e di kur do i lexoj ndonjëherë, disave iu kam vënë syrin ka kohë, por vetëm sa i kam shfletuar.
-Libri i parë që keni lexuar…
“Roboti i Pabindur” i Thanas Qeramës, një libër për fëmijë që më ka pëlqyer pa fund, më futi në një botë të habitshme që nuk e harroj kurrë.
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Me thënë të drejtën, nuk e mbaj mend. Mund të ketë qenë ndoshta Fjalori i Frëngjishtes të cilin, kur isha në shkollën tetëvjeçare nuk e blija dot se bënte 200 lekë, pra shumë, dhe ndërkohë e doja gjithashtu shumë. Di që mezi e kam blerë kohë më vonë, por nuk e di a ka qenë i pari.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
Në gjimnaz ne ndanim pak libra. Nuk është se kishim shumë libra. Librat që lexonim më shumë i merrnim te biblioteka e shkollës. Kur isha student, po. Ajo ka qenë një kohë shkëmbimesh të mëdha librash dhe diskutimesh mbi librat. Unë kam patur një grup shokësh në atë kohë, me të cilët këmbenim vazhdimisht libra dhe flisnim përditë për libra.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Po.
-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Sot nuk shkoj më në bibiotekë. Kur isha student shkoja relativisht shpesh.
-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Kam marrë shumë libra që nuk ua kam kthyer. Herët, kur isha në gjimnaz, i kam marrë një shoqeje librin “Koncert në fund të dimrit” dhe nuk ja dhashë më. Po ashtu, dikujt tjetër i kam marrë “Gjahtarët e Gorillave” të Ballantines. Ndërsa, këtyre viteve, po themi të vona, i kam marrë një mikut tim “Etika protestante dhe Shpirti i kapitalizmit” të Weber-it. Kam marrë edhe të tjerë ndoshta. Miqtë e mi e dinë që unë mezi i kthej librat.
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Sigurisht. Unë edhe i jap shumë lehtë librat dhe më mbesin pa i marrë në disa raste, megjithatë librat e rrallë nuk nuk i lë të më humbin.
-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni ndonjë titull dhe si i siguronit?
Jo nuk kam lexuar. As që e kam patur atë mundësi fare. Ne jetonim thuajse të izoluar nga bota, unë nuk vij nga ndonjë familje që ka patur ndonjë pushtet në komunizëm, përkundrazi, që të kishim akses te të tillë libra.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
Librat, absolutisht preferoj t'i zgjedh vetë, ndërsa dhurimin e kam qejf shumë dhe, në fakt, kam bërë gjithnjë dhuratë libra.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Në tryezë nuk kam lexuar asnjëherë. Në tryezë me librin para rri vetëm kur më duhet të studioj diçka, të krahasoj, llogaris, shënoj etj. Lexoj thuajse gjithnjë shtrirë dhe jo me kurriz.
-A lexoni në banjë?
Jo.
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Herët, vite më parë lexoja frëngjisht, por ka disa vite që i jam larguar shumë dhe thuajse lexoj vetëm anglisht.
-Mbani shënime kur lexoni?
Përgjithësisht jo.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Eh, nuk e ndaj dot. Ka raste apo ka poezi që të pëlqejnë shumë, të godasin apo prekin fort dhe thua nuk ka si kjo, por ka raste kur proza është aq e mirë dhe aq tërheqëse sa atë e vendos të parën. Megjithatë ka kohë që unë lexoj shumë pak letërsi. Nuk lexoj asnjëherë gjithçka nga një autor, ose të them nuk 'i qepem' një autori duke kërkuar gjithçka nga ai.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Nuk dua të them se cilët libra duhet të lexohen patjetër se tingëllon shumë imponuese, por po përmend disa libra që i quaj jashtëzakonisht të rëndësishëm. “Don Kishoti i Mançës”, “Makbethi”, “Krim dhe ndëshkim”, “Vëllezërit Karamazov”, etj në letërsi, ndërsa në fushën që unë ndjek më me kujdes do të thosha “Leviatani” i Hobes-it, “ Dy traktate për qeverisjen” i Lock-ut, “Refleksione mbi revolucion francez” i Burke-ut, etj., etj.
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Jo, nuk ka.
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
Nqs po ndodh Apokalipsi nuk besoj se duhet të shpëtojmë libra, thjesht duhet të lutemi, gjë që do ishte mirë ta bënim shpesh, edhe pa ndodhur Apokalipsi.
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Ka shumë, ndonëse nuk po më kujtohen edhe aq shumë. Njëra është: Ti je libri ose librat që lexon.
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
Mbushem me pafundësi…
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Zosima te 'Vëllezërit Karamazov'. Tek ai personazh gjendet nje urtësi dhe elegancë e rrallë. Mendoj se shumë njerëz do të mjaftoheshin duke lexuar edhe vetëm çfarë thotë Zosima në dialogjet me personazhet e tjerë. Aty letërsia ka marrë, mendoj unë, një formë sipërore.
-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Nuk kam autografe të çuditshëm, ndërsa për të çmuar do të thosha se kam disa, mes tyre historianë, shkrimtarë apo studiues që vijnë nga persekucioni komunist, të cilët për mua përfaqësojnë një lloj ndërgjegjeje të këtij vendi, ndonëse nuk janë autorë shumë të famshëm.
-Çfarë po lexoni?
Me thënë të drejtën, kam disa libra që jam duke i lexuar, edhe për shkak të punës që bëj. P.sh. “Origjina, ideologjitë dhe transformimi i partive politike” i dy autorëve çekë Hlousek dhe Kopecek, “Liria në formimin e kulturës perëndimore” i Orlando Paterson, “Islami dhe perëndimi” i Ibrahim Kalin…
Të fundit
Himarë/ Mjeti lundrues pësoi defekt në mes të stuhisë, shpëtohet një familje
22 July 2026, 15:49
Real Madrid hidhet në sulm për Rodrin
22 July 2026, 15:35
Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues!
22 July 2026, 15:25
Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së
22 July 2026, 14:58
Guardiola në bisedime për stolin e Italisë
22 July 2026, 14:34
Pas Vettingut, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në një post të lartë
22 July 2026, 14:18
Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore
22 July 2026, 13:41
Depresioni i verës: Pse disa njerëz ndihen më keq në muajt e nxehtë?
22 July 2026, 13:31
Ndalohet dalja në det për të gjitha mjetet lundruese në Sarandë
22 July 2026, 13:20
Viktima e dytë nga moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar
22 July 2026, 13:13
Ky është polici nga Kosova që dyshohet se u vetëvra në Kukës
22 July 2026, 13:02
Hegseth: Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 37.5 miliardë dollarë
22 July 2026, 12:10
Kontroll në burgun e Drenovës, Laert Haxhiut i gjendet telefon në qeli
22 July 2026, 11:40
A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
22 July 2026, 11:26
Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?
22 July 2026, 10:56
Pas “Paketës së Cubave”, Rama në Theth me “Paketën e Maleve”
22 July 2026, 10:56
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari
22 July 2026, 10:41
Kukës/ Gjendet pa shenja jete një efektiv policie nga Prizreni
22 July 2026, 10:24
Dënohet me 10 vite burg ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Anglinë
22 July 2026, 10:00
Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara
22 July 2026, 09:50
Si ndikojnë kondicionerët në shëndet?
22 July 2026, 09:38
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI
22 July 2026, 09:19
Zjarr në landfillin e mbetjeve, tymi toksik pushton Fushë-Krujën
22 July 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
22 July 2026, 08:16
Masa ajrore të paqëndrueshme dhe shi, si parashikohet moti për këtë të mërkurë
22 July 2026, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 July 2026, 07:49
Në prag të 41-vjetorit, Modrić zgjedh të mos tërhiqet dhe rinovon me Milanin
21 July 2026, 22:55
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
21 July 2026, 22:34
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
21 July 2026, 21:46
Moti i keq në Kosovë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
21 July 2026, 21:05
Protesta përballë “algoritmit” të Ramës, flasin zërat e angazhuar nga sheshi
21 July 2026, 19:39
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
21 July 2026, 19:12
Nga Amerika Latine në Kosovë/ Si trafikohen gratë për shërbime sek*uale?
21 July 2026, 18:23
Nico Williams ia dedikon Neymar trofeun e Kupës së Botës
21 July 2026, 18:05
Pas tre vitesh në Tiranë, Silvio Gonzato mbyll misionin në Shqipëri
21 July 2026, 17:41
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
21 July 2026, 17:22
Blendi Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë budallenjsh që gjuajnë me gurë
21 July 2026, 16:55
Krimineli kthehet në vendin e krimit!
21 July 2026, 15:54
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00