Flash News

KRYESORE

Fitimet e Chanel për një sfilatë ekstravagante, le pas gjigantët e modës

Chanel ka një histori 108-vjeçare të emrit të ka, me çantat dhe logot ikonike, mbetet një nga shtëpitë e modës më prestigjioze në botë. Këtë e tregon së fundmi dhe vlera e fitimeve vjetore të këtij brandi.

Publikimi i fitimeve vjetore ka treguar se Chanel për herë të parë ka prekur nivelin e 10 miliardë dollarëve, duke lënë pas konkurrentët si Gucci, që regjistroi në vitin 2017 7.1 miliardë dollarë fitime.

Bërja publike e fitimeve ka nxitur zëra sipas të cilëve ndoshta ky është një tregues i interesit për ta nxjerrë kompaninë në shitje, por kjo u hodh poshtë nga drejtues të saj, të cilët janë shprehur se një lëvizje e tillë tregon në thelb se financa kaq të shëndosha i lejojnë të mbeten të pavarur dhe në fakt Chanel-i ia kaloi të gjithëve. Kompania vlen 10 miliardë dollarë!

Të fundit