Flash News

KRYESORE

Fitoi çmimi “Gruaja e Vitit”, Selena mes lotësh: E meriton dikush tjetër

Verën e këtij viti Selena Gomez  u përball me një situatë delikate shëndetësore, kur kreu një transplant veshke. Dhuruesja ishte mikja e saj e ngushtë Francia Raisa.

Selena do jetë mirënjohëse përjetësisht ndaj saj.  Ajo ka fituar mbrëmë çmimin “Gruaja e Vitit”, në Billlboard Awards. E përlotur Selena ka thënë që se këtë çmim nuk duhet ta fitonte ajo, por shoqja e saj e ngushtë që i shpëtoi jetën.

“Mendoj se këtë çmim duhet ta merrte Francia. Ajo më shpëtoi jetën. Unë ndihem shumë me fat”,-është shprehur Selena.

Të fundit