Flash News

KRYESORE

Fitoi kundër Anglisë, Januzaj tregon pse nuk festoi me shqiponjë si xhaka e Shaqiri

Fitoi kundër Anglisë, Januzaj tregon pse nuk festoi me shqiponjë

Futbollisti me origjinë shqiptare Adnan Januzaj, i cili luan për kombëtaren e Belgjikës i bëri të gjithë krenar me golin që shënoi edhe fitoren ndaj Anglisë në ndeshjen e fundit, por nuk veproi ashtu si shqiptarët e tjerë, Xhaka e Shaqiri, të cilët e festuan me simbolin e shqiponjës.

Januzaj flet për herë të parë për këtë moment dhe tregon pse nuk zgjodhi të festojë si dy shqiptarët e tjerë.

“Unë nuk dua ta përziej futbollin me politikën. Unë preferova të festoj me tifozët dhe shokët e mi, por nuk e mohoj se jam nga Kosova”, ka thënë Januzaj.

Në anën tjetër, futbollisti i Real Sociedad thotë se ky ishte një nga golat më të mirë në karrierën e tij.

Të fundit