Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Fitoi Nobel-in për paqe, mjekja suedeze heq dorë nga çmimi për shkak të Peter Handke
Çmimi Nobel për letërsinë i këtij viti për shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili njihet edhe si mbështetës i Slobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi ka shkaktuar polemika dhe zemërim në publik.
Për këtë, mjekja suedeze Christina Doctare ka kthyer mbrapsht çmimin Nobel për Paqe të fituar më 1988 si pjesë e ekipit të Forcës Paqeruajtëse të OKB-së në atë vit për shërbimin e tyre në Bosnje në të ’80-tat.
Shkaku që mjekja heq dorë nga ky çmim është bërë pikërisht shkrimtari austriak, i cili mohon gjenocidin në Bosnje dhe mbështet liderin e ish-Jugosllavisë, Millosheviç.
“Isha krenare me Akademinë suedeze, por tani gjithçka ndiej është turp dhe faj”, tha ajo gjatë fjalimit para turmës protestuese në Stokholm derisa në sallën e koncerteve në Stokholm po i jepej çmimi Handkes.
“Do ta kthej çmimin Nobel për faktin se edhe Peter Handke, që mohon gjenocidin që ndodhi në Bosnje e Hercegovinë, e mori atë”, shtoi ajo.
Më herët, ceremonia u bojkotua nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia.