Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Fitoi tenderin e ‘Unazës së Madhe’, cila është kompania që bën ‘bamirësitë’ e Edi Ramës
Prej disa javësh tashmë, kryeministri Edi Rama ka marrë edhe rolin e bamirësit. Në ERTV, kreu i qeverisë ka postuar disa video teksa ai ka vizituar disa familje të varfra duke ju premtuar ndihmën e tij.
Krahas punësimit të familjarëve, deri më tani, janë rindërtuar edhe banesat e disa familjeve të cilat janë në gjendje tejet të amortizuar. Por ajo që deri më tani kryeministri nuk e ka sqaruar është se me çfarë lekësh rindërtohen këto banesa. Janë fonde nga buxheti i shtetit apo donatorë?
Mëngjesin e djeshëm, kryeministri Rama postoi një video të një familjeje në Marikaj të Vorës. Familjen në fjalë, Rama e vizitoi pak kohë më parë, ndërsa ditën e djeshme video fokusohej tek ‘premtimi’ i mbajtur i kryeministrit.
Video nis me punësimin e kryefamiljarit, i cili ishte pranuar në punë tek kompania ‘Salillari’. Në pjesën tjetër të videos së publikuar nga Rama, shfaqej puna që po bëhet për rindërtimin e banesës.
Punonjësit që shihen aty mbajnë veshur jelekët e kompanisë ‘Salillari’. Por ajo që nuk dihet është nëse kompania në fjalë po e bën rindërtimin e banesës me fondet e saj apo paratë janë paguar nga buxheti i shtetit.
Kompania në fjalë është e njohur pasi ka fituar disa tendera kryesisht në infrastrukturës gjatë qeverisjes së Ramës. Tenderi më i fundit është ai i zgjerimit të ‘Unazës së Madhe’, i cili po kundërshtohet nga banorët.
Pikëpyetjet, në këtë rast, nëse tenderat duan edhe bamirësi apo bamirësia sjell tenderat, do të vijojnë të qëndrojnë për aq kohë sa kryeministri të jap sqarimin e tij.
Punësimi i kryefamiljarit tek 'Salillari'
Kompania 'Salillari rindërton banesën