Flash News

KRYESORE

Fitoi tenderin e “Unazës së Re”, faqja e kompanisë Dunwell Haberman është ndërtuar në Shqipëri

Fitoi tenderin e “Unazës së Re”, faqja e kompanisë

Dunwell Haberman është një ndër tre kompanitë fituese të tenderit në ‘Unazë të Re”.

Politiko.al mëson se faqja zyrtare e kësaj kompanie është hapur në Shqipëri. Dunwell Haberman Albania është krijuar në korrik të këtij viti, vetëm një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunwell Haberman ltd, e cila njihet si parajsë fiskale.

Sipas deputetit Agron Shehaj kjo kompani do të përfitojë 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re. Në ekstraktin e pubklikuar nga deputeti ditën e djeshme, nuk ka asnjë lloj informacioni rreth pronarit apo punonjësve, veç datës së krijimit të kompanisë që është 25 qershori i këtij viti.  Shehaj ngjall dyshime se në mungesë të informacionit, pronari i vërtetë i kësaj kompanie është vetë Edi Rama.

Të fundit