Flash News

KRYESORE

Fitoi zgjedhjet e parakohshme, kur pritet të marrë Albin Kurti postin e kryeministrit       

Fitoi zgjedhjet e parakohshme, kur pritet të marrë Albin Kurti postin

Kreu i lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, i cili fitoi zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në 6 tetor në Kosovë pritet të marrë postin e kryeministrit pas pak javësh, në muajin nëntor.

Duke folur për Alsat, Kurti tha se me LDK janë në proces negociatash për qeverisjen e re dhe parimisht është rënë dakord që të ketë 12 ministri dhe dhe dy zv.kryeministria.

Po ashtu, ai tha se pret të vizitojë po ashtu Maqedoninë, si dhe ka shprehur të ketë raporte  edhe më të afërta me Shqipërinë, pasi sipas tij, do të ndikonte në stabilizimin e plotë të rajonit, ndërsa Serbia të pranojë realitetin, se Kosova është shtet i pavarur.

Kurti theksoi gjithashtu se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë më shumë për anëtarësimin e plotë në BE.

Të fundit