Flash News

KRYESORE

Fiton 10 mijë dollarë pasi bën një veprim që duhet ta bëjmë të gjithë

Fiton 10 mijë dollarë pasi bën një veprim që duhet ta

Një grua amerikanë ka fituar 10 mijë dollarë thjesht sepse lexoi deri në fund kushtet e përgjithshme të politikës për sigurimin e jetës dhe shëndetit në udhëtim.

”Ky çmim jepet për rëndësinë e leximit të kontratës së sigurimit nga fillimi deri në fund’’, thekson”SquareMouth”, një krahasues i kontratave të sigurimit me seli në Shën Petërburg, në Florida, inciatori i këtij konkursi të pazakontë me titull ”Ia vlen të lexosh”.

Donelan Andrews, banuese në Xhorxhia kishte blerë një sigurim udhëtimi në internet të shoqërisë ”Tin Leg”, një filial i ”SquareMouth”, pasi kishte planifikuar një udhëtim në Londër me një grup miqsh.

Pasi mori në dorë kontratën, mësuesja 59 vjeçe nisi të lexojë, duke e çuar deri në fund dokumentin prej shtatë faqesh. Në faqen e fundit shkruhej kjo fjali :’’Nëse keni lexuar deri këtu, ju jeni një nga të paktët klientë të ”Tin Leg” që keni studiuar të gjithë politikën e sigurimit”. Kështu e ftonte edhe për të tërhequr çmimin prej 10 mijë dollarë.

Të fundit