Flash News

KRYESORE

Fiton 5 milion euro në lotari, humb ndjenjat gruaja

Fiton 5 milion euro në lotari, humb ndjenjat gruaja

Me një biletë lotarie 'gërvish dhe fito' prej 20 eurosh, një grua fitoi 5 milionë euro. Por milionerja e surprizuar humbi ndjenjat pikërisht brenda kinkalerisë në Grosseto, Itali, ku kishte blerë biletën.

Gruaja, banore e atij qyteti dhe kliente e zjarrtë e lokalit që ndodhet dy hapa larg gjykatës, kur e rimori veten, ka festuar fitoren dhe më pas është larguar pa lënë gjurmë. Titullarët e lokalit ruajnë privatësinë mbi identitetin e fitueses për sigurinë e saj.

Gjatë gjithë ditës dhjetra kuriozë janë dyndur në kinkaleri, duke u përpjekur të gjejnë emrin e fitueses. "Bëhet fjalë për një kliente që dëshiron të mbetet anonime", ka thënë për Ansa-n titullari i kompanisë.

Të fundit