Flash News

KRYESORE

“Fitore 10 me 0”. Deputetët e Durrësit ‘gojëkyçur’ pas skandalit të audio-përgjimeve

Ndërkohë që kanë kaluar mbi 10 orë nga publikimi i përgjimeve të dosjes ‘339’, asnjë nga deputetët e Qarkut të Durrësit nuk ka reaguar për çështjen.

Në mbrojtje të tyre janë shfaqur disa përfaqësues të Partisë Socialiste që nuk kanë ndonjë lidhje me qytetin e Durrësit, si: Ulsi Manja (Tiranë),  Klotilda Ferhati (Tiranë) apo Senida Mesi (Shkodër).

As kryeministri Rama nuk ka mbajtur një qëndrim konkret. Nga qyteti i Korçës, ai e kaloi me një buzëqeshje te sforcuar skandalin, që do të pasohet edhe me publikimin e një artikulli tjetër nga prestigjiozia Bild.

Në një komunikim telefonik më Arjan Ndraxhi (vëllai i deputetit të PS, Ilir Ndrazhi) Avdylaj shkon më tej duke premtuar një fitore 10 me 0 që edhe kryeministri Edi Rama të habitet.

Me numërimin e votave, mazhoranca mori 8 mandate, një shifër që theu çdo sondazh paraprak ndërsa Partia Demokratike vetëm katër dhe LSI dy te tille. Tablatet telefonike faktojnë akuzat e opozitës se mazhoranca ka sabotuar procesin e Zgjedhjeve te Pergjithshme te 2017-ës.

Të fundit