Flash News

KRYESORE

Fitore dhe kartona, Ramos e Ronaldo shënojnë “rekorde” të reja

Mbrëmjen e djeshme u luajtën ndeshjet e ditës së dytë për fazën e grupeve, ku sigurisht vëmendja ishte tek ekipet pretendente si Reali apo Juventusi, skuadra të cilat dhuruan shumë emocione në fushë.

Madrilenët arritën të triumfonin me rezultatin e thellë 3-0 ndaj një ekipi jo të lehtë si Roma, ndërkohë që nga ana tjetër, bardhezinjtë e Juventusit mundën me shifrat 2-0 ekipin e Valencia.

Por momentet pikante të përballjeve i morën dy ish-shokët e “Los Blancos”, pikërisht Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo.

Kapiteni i Realit të Madrdit shënoi një rekord të ri  sa i përket kartonave, duke vazhduar të kryesojë listën e futbollistëve me më shumë kartona në kompeticionin e “Champions League”.

Ndërkohë, Ronaldo ka marrë kartonin e parë të kuq në Ligën e Kampionëve, pasi goditi  kundërshtarin pa top, ndërsa më pas pati edhe konfrontime fizike.

Portugezi u largua nga fusha mes lotësh, duke tërhequr shumë vëmendje tek tifozët, madje edhe vet Allegri kërkoi aplikimin e sistemit VAR, duke bërë në një farë mënyre “avokatin” e 33-vjeçarit.

Transferta ka qenë e lehtë për skuadrën e Manchester United, e cila arriti të mundë modestët zviceranë Yong Boys me shifrën 0-3.

Ndërsa gjermanët e Bayernit kanë fituar në Portugali ndaj skuadrës së Benficës  me shifrat 0-2. Përballja mes kampionëve të Anglisë, Manchester City-t dhe skuadrës franceze të Lion përfundoi me rezultatin 2-1 për miqtë.

Të fundit